Katari zbulon logon e Kupës së Botës së vitit 2022, që do të organizohet pikërisht në këtë vend duke e shfaqur atë në të gjithë Dohan.
Mendohet se për dizenjimin e kësaj logoje, autorët u frymëzuan nga stili i shallit tipik arab me ngjyrë të bardhë dhe uniseks sigurisht me disa zbukurime me ngjyrë të kuqerremtë. Logoja është në formën e shenjës së infinitit ndërkohë që shfaqet edhe një formë zemre mbi frazën ‘FIFA World Cup Qatar 2022’.
Kjo logo u shfaq në fasadën e Arkivës Kombëtare në distriktin Msheireb që është në juglindje të kryeqytetit të vendit. Në të njëjtën kohë ajo u shfaq edhe në qytete të tjera të botës si Madrid, Buenos Aires dhe Beirut.
Botërori i vitit 2022 do të mbahet në periudhën nëntor-dhjetor, për të evituar nxehtësinë e madhe që karakterizon vendet e Gjirit Persik gjatë muajve të verës.
Muajt e fundit, ritmi në përgatitjet në vend për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike është përshpejtuar ndjeshëm. Në maj u përurua stadiumi “Janoub” me kapacitet prej 40 mijë vendesh ndërkohë që kostoja e ndërtimit të tij ka kapur vlerën e 575 milionë dollarësh.
Ndërkaq, nga 8 stadiumet që do të presin Botërorin 2022, Khalifa International është hapur tashmë pasi në të do të mbahet edhe Botërori i Atletikës së këtij viti.
Top Channel