Jerome Boateng është në telashe të mëdha. Ylli i Bayernit të Mynihut është akuzuar për agresion të rëndë ndaj ish bashkëshortes, nënë edhe e dy binjakeve të tij, Sherin Senler.

Prokuroria e Mynihut ka nisur tashmë hetimin për një ngjarje të vitit 2018, ndërkohë që në shkurt është mbajtur edhe seanca e parë dëgjimore.

Çështja është ende në fazën e parë të hetimeve dhe detajet nuk janë bërë publike akoma, por përfaqësuesit e Boateng kanë bërë të ditur se akuzat janë ngritur vetëm nga deklarata të paverifikuara. Gjykata kërkoi prova të episode ve të tjera të dhunës në familje dhe rasti më i fundit është ai i dy javëve më parë.

Jerome dhe Sherin e nisën historinë e dashurisë në 2007, por raportet mes tyre kanë qenë gjithnjë të vështira dhe shpesh ata janë larguar nga njëri-tjetri. Në vitin 2011, kur erdhën në jetë edhe binjaket Soley dhe Lamia, divorci ishte bërë publike nga avokatët, por 2 vjet as kësaj ata filluan të frekuentonin sërish njëri-tjetrin për t’u rilidhur zyrtarisht në vitin 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA