
Një vajzë e vogël u rrëmbye nga duart e nënës në oborrin e shkollës, nga persona që më pas i kërkuan 120 mijë euro shpërblesë nënës dhe babait të saj, i cili është një pilot i garave F1 për motobarka, në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Mamaja pësoi lëndime të shumta pasi u përpoq me dëshpërim të mos e lëshonte nga dora vajzën që bërtiste e trembur, ndërkohë që katër burra po ia merrnin nga krahët.
Babai i saj, Vinand De Jager, mori më pas një telefonatë ku rrëmbyesit i kërkonin rreth 120 mijë euro shpërblesë.
Vajza më pas ishte hedhur në një pyll pranë qytetit, ku ishte gjetur nga një burrë dhe një grua që e kishin dëgjuar duke qarë. Ata e çuan në rajonin më të afërt të policisë, dhe tani është bashkë me familjen, në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel