E ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Rudina Dembacaj tregoi arsyen që e detyroi të postonte statusin, në të cilin thuhej se po e edukonte të bijën se si “t’i thyente në mes” fëmijët e tjerë, nëse këta të fundit do e ngacmonin.
Gjatë bisedës në studio, ajo i qëndroi besnike argumentit se fëmijët dhe jo vetëm, duhet të jenë të stërvitur se si të reagojnë në situata kur cënohën të drejtat e tyre apo preken fizikisht.
Thënë këtë, aktorja ndau me ndjekësit e “Ftesë në 5” një detaj nga koha kur ishte në universitet, duke rrëfyer për herë të parë se gjatë katër viteve të shkollës, ka mbajtur në çantë një çekiç për vetëmbrojtje.
“4 vite shkollë, të betohem, unë i kam bërë më çekiç në çantë, sepse nuk kishte ndriçim dhe kisha frikë, tha ajo.
Më tej shtoi se për fat të mirë, nuk kishte qenë e nevojshme ta përdorte në asnjë moment.
Top Channel