“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krruajti tepër. Pra edukoni secili fëmijën tuaj!”, ishte ky statusi që Rudina Dembacaj publikoi pak ditë më parë në “Instagramin” e saj dhe kaq mjaftoi që i gjithë rrjeti të trazohej.
E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja u përpoq të shpjegonte arsyen e vërtetë që qëndronte pas kësaj deklarate, duke theksuar se s’do i kursente asnjëherë fjalët, kur vjen puna tek e bija, Viktoria.
Një zënkë në kopshtin e së bijës, ku kjo e fundit ishte qëlluar nga një moshatar, ishte kthyer në një arsye të fortë që Rudina, jo vetëm të nxirrte gjithë mllefin përmes statusit në fjalë, por të niste të mësonte të bijën se si duhej të mbrohej në të tilla situata.
Duke treguar detajet në studio, aktorja nuk i mbajti dot lotët dhe pranoi hapur se për të bijën është e gatshme të bëjë çdo gjë.
Top Channel