Nga Gjermania dhe Italia janë ekstraduar në Shqipëri dy persona të kërkuar. I pari është Ilir Demolli, 54 vjec i shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit. Në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit një gruaje, një shumë 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private. I ekstraduari i dytë është një 27 vjecar i cili në vitin 2012 kishte trafikuar në Itali në Minorene.
Me poshtë njoftimi Interpol Tirana:
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy shtetas të kërkuar nga drejtësia shqiptare
Nga Specialistët e Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Gjermania drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Ilir Demolli, 54 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Mynih, më datë 05.03.2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.
Nga kjo shumë, ky shtetas i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën 25 000 euro.
Po nga Specialistët e Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Roma/Itali, i shtetasit shqiptar M. H., 27 vjeç.
Shtetasi M. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.
Shtetasi M. H. ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion, në Itali, në periudhën 2012-2013, një shtetase, e cila në atë kohë ishte minorene.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar
Top Channel