Merkatoja e transferimeve të kësaj vere u mbyll dhe Neymar që qëndroi te Paris Saint Germaini kundër vullnetit të tij, por me idenë për të tentuar kthimin e tij në Camp Nou në verën e vitit 2020.
Braziliani do të vazhdojë që të ketë një kontratë pa klauzolë të zgjidhjes së saj, por sipas Rregullores për Statutin dhe Transferimin e Futbollistëve, do të jetë FIFA ajo që do të vendosë një çmim për lirinë e futbollistit
Verën e ardhshme, Neymar do të përmbushë atë që FIFA e përkufizon si periudha e mbrojtjes që janë 3 sezone të plota, apo 3 vjet, në varësi të asaj se cila do të plotësohet më shpejt. Kur të kalojë kjo periudhë, nëse futbollisti ka ende të njëjtën kontratë që nënshkroi në momentin kur u ble nga një klub pa e rinovuar atë, FIFA i njeh të drejtën për të braktisur atë duke paguar një dëmshpërblim
Ky dëmshpërblim përllogaritet nëpërmjet një formule të vetë FIFA që mban parasysh koston e futbollistit në momentin e transferimit dhe amortizimin e blerjes pa harruar këtu edhe faktorë të tjerë. Agjentët e Neymar janë këshilluar tashmë me FIFA dhe e dinë që Neymar vitin tjetër mund të largohet nga Paris Saint Germaini për vlerën e 170 milionë eurove.
Kur të vijë ky moment dhe nëse neymar bën kërkesën e tij për t’u transferuar, do të jetë FIFA ajo që do te vendosë çmimin e kartonit të brazilianit në 2020 që do të jetë pikërisht ai prej 170 milionë
Top Channel