Bebe Rexha ka thyer rekorde në muzikë që në vitin 2010 me hitet “”Me, Myself & I” dhe “Meant to Be”. Megjithatë, përgjatë karrierës së saj, këngëtarja 30 vjeçare është përballur edhe me anën e errët të industrisë.
Në një intervistë për “Cosmopolitan UK”, ylli i “Not 20 anymore”, ka rikujtuar disa eksperienca të pahijshme me producente dhe autorë tekstesh ndër vite.
Këngëtarja rrëfeu për revistën britanike një episod “të tmerrshëm” me një producent.
“Ai vinte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një ditë tentoi t’i çonte duart sipër gjurit, kështu që i tërhoqa këmbët,” përshkruan ajo.
“Ai më tha: Jo, do bëj çfarë të dua”, vazhdon Bebe.
“Por unë jam rritur duke mos lënë askënd të më prekë trupin nëse nuk dua,” përfundon ajo.
E ndërkohë, në një tjetër eksperiencë të pakendshme në studio, këngëtarja shqiptare tregon se për pak sa nuk u përdhunua.
“Ishte mbrëmje. Isha vetëm në studio dhe një producent tjetër ishte së bashku me pesë apo gjashtë djemë të tjerë. Kisha dëgjuar gjëra më parë nga e kaluara e tij dhe thjesht nuk mund të duroja më. M’u duk sikur do më përdhunonin. Në qetësi telefonova një taksi nga studio e cila ishte e mbyllur, dhe u zhduka prej andej. Ishte nata më e keqe e jetës time,” shprehet Bebe.
Top Channel