Etapa e 9 e Xhiros së Spanjës ishte e vështirë teksa çiklistët përshkuan rrugë në Pirenej. Ai që shkëlqeu në këtë etapë të gjatë 94.4 km ishte Tadej Pogacar, që është edhe ciklisti më i ri në Xhiron e Spanjës.

Slloveni 20 vjeçar që debuton në këtë eveniment të rëndësishëm e kaloi i pari vijën e finishit të etapës me kohën 2 orë 58 minuta e 9 sekonda duke lënë në vendin e dytë një prej pretendentëve për fitoren e Xhiros, Nairo Quintana me 23 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionia Primoz Roglic që la pas tij spanjollin Alejandro Valverde.

Klasifikimi i përgjithshëm i Xhiros së Spanjës pëson sërish ndryshime Pas etapës së 9 ai që kryeson është pikërisht kolumbiani Nairo Quintana i ndjekur në vendin e dytë nga Roglic me 6 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë është ngjitur Migel Angel Lopez që spostoi në të katërtin kampionin e botës, Alejandro Valverde.

Xhiro e Spanjës pas një dite pushimi, do të rikthehet ditën e martë me etapën e 10 që është kronometër individual, Jurancon-Pau e gjatë 36.2 km.

Klara Asqeriu

Top Channel