Në orët e fundit të merkatos, Vllaznia ka federuar edhe mbrojtësin 30-vjeçar nga Uganda Godfrey Walusimbi, i cili nuk ka mbërritur ende në Shkodër, pasi është në pritje të marrjes së vizës së punës.

Futbollisti luan si mbrojtësi i majtë dhe ka një eksperiencë mjaft të madhe mbi supe, teksa është edhe pjesë e kombëtares së Ugandës, me të cilën ka zhvilluar 93 ndeshje dhe ka shënuar edhe 3 gola.

Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe ashtu siç e ka thënë më herët trajneri Mirsad Jonuz, pritet vetëm pajisja e tij me vizë, për të mbërritur në Shqipëri.

Godfrey Walusimbi pritet të jetë afrimi i fundit i shkodranëve në merkato, ndërsa tashmë trajneri Jonuz do të ketë detyrën të sjellë në formën më të mirë të gjithë futbollistët e afruar rishtazi./ supersport.al

Top Channel