Tiranë/ Investim në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhanfize Keko”

02/09/2019 10:11

Një tjetër investim i rëndësishëm po kryhet në rrjetin e ujësjellësit tek rruga “Xhanfize Keko”.

Punonjësit e UKT-së thonë se ky investim madhor për këtë zonë do të sjellë ndryshime të dukshme të sasisë dhe cilësisë së furnizmit me ujë.

Specialistët dhe grupet Ujësjellësit në terren po punojnë pa ndërprerje, deri në orët e vona të mbrëmjes për të finalizuar këtë projekt.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA