Pasi tha “Po”, vajza fatlume tregon të pathënat e propozimit më të bukur të kësaj vere

02/09/2019 20:04

Matina Çobo dhe Klatoni janë çifti më i përfolur i kësaj vere dhe kjo falë propozimit tejet romantik dhe të veçantë, që mori vëmendje nga shumë portale të njohura.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Matina tregoi prapaskenat e propozimit të famshëm për martesë, që në fakt nuk e kishte pritur aspak.
Partneri i saj, Klatoni, e kishte planifikuar gjithçka 3 muaj më parë dhe ishte siguruar që Matina të mos zbulonte asgjë, që nga fshehja e unazës te shtëpia e së ëmës e deri tek kalimi me sukses në aeroport.

Matina pranoi se propozimin në det, në një nga vendet më të bukura të Italisë, në Capri, e kishte dëshiruar prej kohësh, ndaj u desh kjo verë që ëndrra e saj të bëhej realitet.

Sa i përket planeve të mëtejshme, nutricionistja tregoi se për momentin është e angazhuar me studimet, duke lënë të kuptohet se ka ende kohë për t’u bërë me fëmijë e për të krijuar një familje të madhe.

Top Channel