Kombëtarja shqiptare e Femrave nis sot aventurën e saj në kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2021 me sfidën ndaj Finlandës që do të luhet në Elbasan Arena.

Nën drejtimin e Vioresin Sinani, futbollistet shqiptare po përgatiten në mënyrë që të nisin sa më mirë këto eliminatore.

Padyshim Megi Doci është lojtarja ku skuadra jonë do të bazojë lojën e saj për të tentuar këtë fitore ndaj skuadrës nordike me të cilën përballemi për herë të parë, përsa i përket futbollit të femrave. Ditë më parë, trajneri Viorensin Sinani shprehu besimin se lojtaret e tij do të arrijnë të marrin një rezultat pozitiv edhe pse Finlanda është një ekip i fortë.

Sfida mes Shqipërisë dhe Finlandës që do të luhet në orën 17:00, do të gjykohet nga Arbitrja armene Ruzana Petrosyan e ndihmuar nga anësoret Hasmik garibjan dhe Kristinë Grigorian edhe këto nga Armenia.

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është në Grupin E të kualifikueseve ku përvec Finlandës janë edhe Portugalia, Skocia dhe Qipro.

Klara Asqeriu

Top Channel