Pas rreth 2 vitesh, Mirel Josa largohet nga stoli i Prishtinës. Rezultatet e dobëta ishin shkaku i shkarkimit të trajnerit kryeqytetas nga bardhekaltrit.

Eliminimi që në paraeliminatoret e Europa League dhe vetëm 1 pikë e grumbulluar në dy ndeshjet e para të kampionatit, por edhe raporti i tensionuar me tifozët ultras të Prishtinës, “Plisat”, të cilët nuk e donin dhe kërkonin shkarkimin e tij, kanë bërë që drejtuesit e klubit kryeqytetas të largonin nga detyra Mirel Josën.

Për të zyratarizuar largimin e Mirel Josës nga stoli i Prishtinës ka menduar anëtari i kryesisë, Afrim Muçiqi, i cili për mediat kosovare ka deklaruar: “Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi ndarë në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjellur deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”.

Top Channel