Lazio i merr tri pikët Milanit dhe i humbet shansin të përfitojë ndaj Interit 15/03 22:41
Humbja e Skënderbeut me shifrat 0-3 në shtëpi, mund të quhet surpriza më e madhe e fundjavës në futbollin shqiptar.
Korçarët u dorëzuan pa kushte përballë publikut të shtëpisë ndaj Bylisit debutues në një 90 minutësh ku mund të merrnin kryesimin e Superiores, por dështuan keq.
Peposhi dhe Guindo shënuan në fraksionin e parë për ballshiotët por jo vetëm kaq. Në listën e golave u shtua dhe portieri Hidi me një penallti që asfaltoi formacionin vendas.
Partizani mundi 1-0 Flamurtarin por iu desh të vuante përtej parashikimit në stadiumin Selman Stërmasi. Solomon shënoi golin e vetëm për kryeqyteasit, por i njëjti futbollist intrigoi sfidën me një veprim të pafalshëm që e ndëshkoi me karton të kuq direkt.
Top Channel