Bajerni shënon një fitore me goleadë në Bundesligën. Skuadra kampione në fuqi shkatërroi në Allianz Arena, Manzin me rezultatin e thellë 6-1.

Sfida  nuk nisi aspak mirë për skuadrën e Niko Kovaç, që e pa veten në disavantazh pasi Mainzi shënoi me Bwtius që në minutën e 6, më pas gjithçka foli për bavarezët që shënuan me Pavard, Alabwn, Perishic, Koman, Levandovski dhe Dejvis.

Me këtë fitore Bajerni ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë dhe la pas Dortmundin që u mund nga Union Berlin 23-1. Union Berlin që këtë vit është ngjitur në Bundesligë shënoi të dy golat me Marius Bylter, ndërsa mes tyre qëndron goli i barazimit të përkohshëm të Alkaser.

Në Angli, Liverpuli nuk ndalet

Skuadra kampione e Evropës mundi edhe Bërnlin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0 duke rimarrë kreun në Premier League. Ud me autogol, Sadio Mane dhe Firmno ishin ata që i dhanë këtë sukses Liverpulit që shkon në 12 pikë pas 4 javëve 2 më shumë se Mancester Siti. Manchester United bëri një tjetër hap fals teksa barazoi në fushën e Sauthemptonit 1-1. Djajtë e Kuq morën kryesimin me Daniel James në minutën e 10, Southampton barazoi me Vestergard.

Në Spanjë, Barcelona duket se ka probleme me ndeshjet jashtë Camp Nout në këtë fillim sezoni. Në Pamplona skuadra katalanase nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në një ndeshje ku lajmi më i mirë për skuadrën e Valverdes është  goli i Ansu Fati që bëhet lojtari më i ri që shënon për Barcelonën në La Liga. përsa u përket golave të tjerë; për Osasunën  ata u shënuan nga Robert Torres, ndërsa për kampionët e Spanjës  gjeti rrugën e rrjetës edhe Artur Melo.

Në Itali, Juventus dhe Napoli dhanë spektakël në fushën e lojës teksa shënuan 7 gola por 3 pikët i morën bardhezinjtë. Skuadra  e Ancelotit mori kryesimin në 3-0 pas golave të shënuar nga Danilom, Higuain dhe Cristiano Ronaldo, por Napoli reagoi dhe barazoi rezultatin në 3-3 pas golave të Manolas, Lozanios dhe Di Lorenzos. Kur  u duk se gjithçka po mbyllej në këtë mënyrë Kulibali shënoi autogol duke i dhënë fitoren 4-3 Juventusit. Milani shënoi fitoren e parë teksa theu Brescian 1-0 me golin e Callhanoglu.

Top Channel