Përfaqësuesja franceze humbet shërbimin e një tjetër futbollisti në prag të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 me Kombëtaren shqiptare dhe Andorrën që do t’i luajë në 7 dhe 10 shtator.
Bëhet fjalë për Aymeric Laporte i cili pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes së Premier League mes Manchester City dhe Brightonit duke u larguar nga fusha e lojës me barrelë.
Federata Franceze e Futbollit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter bëri të ditur lënien jashtë skuadre të Laporte dhe zëvendësimin e tij me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Për Laporte, që ende nuk e ka bërë debutimin e tij me Francën, kjo është hera e dytë që pëson dëmtim në prag të sfidave të kësaj skuadre. Tani atij i duhet të presë dhe të nisë proçesin e riaftësimit në mënyrë që ai të debutojë njëherë e mirë me fanelën e Bluve.
Top Channel