Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore 05/04 23:29
Këshilli mbikëqyrës i Bajernit të Mynihut aprovoi kandidaturën e Oliver Kahn si presidentin e ri të kampionëve të futbollit gjerman.
Ish portieri dhe ish kapiteni i bavarezëve, një emër që ka spikatur edhe me përfaqësuesen, tani në moshën 50 vjeçare do të hyjë në Bord nga 1 Janari, por do të marrë detyrën e re vetëm në vitin 2022.
Kahn u cilësua zgjedhja perfekte nga drejtuesit aktualë, një futbollist që mbrojti për 14 vjet ngjyrat e Bajern dhe fitoi 8 tituj, 6 kupa gjermanie, një Champions, një kupë UEFA dhe një interkontinentale.
Top Channel