Sezoni i ri në ekranin e Top Channel hap siparin me emisionin më të pëlqyer të mëngjesit, Wake up. Nga 2 shtatori, Ori dhe Isli do t’iu zgjojnë në orën 7 për t’iu shoqëruar 3 orë teksa ju bëheni gati për në punë, apo në shkollë dhe pa u shkëputur prej tyre rrugës për të shkuar aty ku doni, pasi mund të vazhdoni ta dëgjoni emisionin në Top Albania Radio.
“Ky është një sezon totalisht i ri, me shumë ndryshime dhe ashtu sikurse ne kemi lajmëruar në përfundim të sezonit të kaluar, emisioni zgjerohet 3 orë.Nuk do të jetë më 2 por 3 orë live transmetim. Detyrimisht do të jetë një program akoma më i ngjeshur, me më shumë informacione, me më shumë lajme rreth aktualitetit; për atë që na ndodh ditë pas dite, që na prek të gjithë ne. Do të jenë 3 orë ritmike, por le të themi do të jenë 3 orë por pa u kuptuar që kanë qenë 3 orë”, shprehet Isli Islami.
“Takimi ynë në 7 nuk ndryshon në fakt, dhe besoj që të dy me Islin do të kemi këtë sezon më shumë energji të mirë dhe positive, dhe cka ka qenë ajo që publiku ka përqafuar të parën. Takimi ynë nuk do të jetë si sezonet e shkuara, do të jemi nga ora 7 deri në orën 10. Do ti drejtohemi një publiku më të gjerë, nga më të vegjlit tek më të rriturit; duke patur gjithmonë kujdes që të ngjallim debatin rreth aktualitetit; pa harruar dozat e risive dhe argëtimit e personazhesh”, thotë Ori Nebiaj.
Kristi Gongo
Top Channel