Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje në shator, nga këto njëra është miqësore me Francën një më 5 shtator dhe tjetra me Austrinë, si ndeshje zyrtare më 9 shtator, në stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit.
Ndeshja e parë miqësore me një kundërshtar kaq të fortë sigurisht që shërben pak për ndeshjen zyrtare me Austrinë, në aspektin tekniko taktik edhe për trajnerin Bushi, por gjithsesi përballja me të mëdhatë gjithmonë vlen.
Ndërkohë që një vlerë të madhe për të mbetur brenda objektivave për eliminatorët e Europianit të vitit 2021 është ndeshja përball Austrisë.
Megjithatë një problem i madh për këto dy ndeshje, për trajnerin Alban Bushi është reparti i mbrojtjes, mangësi që me sa duket ka edhe për ekipin A.
Për këtë arsye priten vendimet e Rejas, se kë do të lë të lirë nga të rinjtë për t’ju kthyer ekipit U21.
Top Channel