Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë, për t’iu përgjigjur kështu rritjes masive të numrit të zjarreve në pyjet e Amazonës.
Vendimi u firmos nga presidenti, Jair Bolsonaro, që është përballur me një valë kritikash për dështim në mbrojtjen e pyjeve.Vendet e Amerikës së Jugut do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar krizën.
Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë dekreti i fundit pasi ambientalistët thonë se pastrimi i pyjeve është pothuajse tërësisht i ndaluar, e megjithatë zbatimi i kësaj mase mbetet tejet i dobët.
Amazona një thithëse e rëndësishme e karbonit, që ndalon ritmin e ngrohjes globale është përfshirë nga më shumë se 80.000 zjarre këtë vit, që do të thotë 77 për qind më shumë se në tetë muajt e parë të vitit të kaluar.
Njohësit e çështjeve të ambientit kanë thënë se zjarret janë përcjellur edhe nga një shpyllëzim tejet i shpejtë i rajonit të Amazonës.
Top Channel