Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka shpallur listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës kualifikuese të Euro 2020, ndaj Republikës Çeke ndeshje që do të zhvillohet na datën 7 shtator në orën 15:00 në Prishtinë dhe sfidën e vështirë ndaj Anglisë në 10 shtator në stadiumin St Mary të Southamptonit.

Në këtë listë bien në sy mungesat e disa prej yjeve të skuadrës për shkaqe dëmtimi por ka edhe rikthime të rëndësishme. Ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, Challandes nuk do të ketë në dispozicion dy anësorët e sulmit pasi përveç Arbër Zenelit që ka pësuar një dëmtim të rëndë muaj më parë së fundmi është dëmtuar edhe ylli tjetër i skuadrës Milot Rashica.

Pjesë e këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme nuk do të jenë as Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli të dëmtuar gjithashtu ndërkohë që për zgjedhje teknike janë lënë jashtë Donis Avdijaj dhe Lirim Kastrati. Pjesë e këtij grumbulli megjithatë janë emra të rëndësishëm si Ujkani e Muric në portë, Aliti, Rrahmani, Paqarada e Vojvoda por edhe Ibrahim Dresevic që ka shkëlqyer me Herenveen në këtë fillimin sezonin, në repartin e mbrojtjes.

Në mesfushë është rikthyer një emër i madh si Valon Berisha ndërsa janë grumbulluar edhe Besar Halimi, Florent Hasani, Bernard Berisha, Idriz Voca e Bersant Celina. Në sulm risi mund të konsiderohet grumbullimi i Florent Muslija, ndërsa peshën e këtij reparti pritet ta mbajnë Vedat Muriqi, Edon Zhegrova e Atdhe Nuhiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA