Në Grimaldi Forum të Montecarlos u hodh mesditën e sotme shorti i fazës së grupeve të edicionit 2019-2020 të Europa League. Grupe deri diku të balancuara për numrin më të madh të skuadrave ndërkohë që nuk pritet të hasin vështirësi për t’u kualifikuar në raundin tjetër klubet favorite për suksesin final si Arsenali, Manchester United, Roma, Lazio e Sevilla.
Skuadra më e titulluar në këtë kompeticion Sevilla u shortua në grupin A bashkë me Apoel Nicosian, Qarabag dhe Dudelange që do të rivalizojnë mes tyre për vendin e dytë. Në grupin B do të masin forcat me njëra-tjetrën, Dinamo e Kievit, Fc Copenhagen, Malmo dhe Lugano. Një nga më interesantët dhe me rezultate që mund të jenë të paparashikueshme mund të jetë grupi C, ku bëjnë pjesë Basel, Krasnodar, Getafe e Trabzonspor.
Në grupin D, Sportingu i Lisbonës dhe PSV Eindhoven pritet ta kenë të thjeshtë ndaj Rosenborg dhe Lask çështjen e kualifikimit. Lazio në grupin E nuk do ta ketë aspak të thjeshtë ndaj Celtic dhe Rennes ndërkohë që rumunët e Cluj kanë pak shanse për kualifikimin.
Në grupin F, Arsenali do të përballet me Frankfurtin por edhe Standart e Liezhit dhe Vitoria Guimaraes. Interesant dhe i rivalizuar pritet të jetë dhe grupi G aty ku bëjnë pjesë Porto, Young Boys, Feyeenord dhe Rangers. Në grupin Cska e Moskës do të përballet me Ludogorets, Espanyol dhe Ferencvaros. Grupi I ndërkohë përbëhet nga Wolfsburg, Gent, Saint Ettiene dhe ukrainasit e Oleksandryas.
Në grupin J, Roma do të sfidojë gjermanët e Borussia Moenchengladbach, turqit e Istanbul Basaksehir dhe austriakët e Wolfsberger. Një grup i balancuar mund të konsiderohet edhe ai K, me Besiktasin, Bragën, Wolverhampton dhe Slovan Bratislavën ndërsa grupi i fundit ai L përbëhet nga Manchester United, Astana, Partizani i Beogradit dhe AZ Alkmaar.
Top Channel