22/12 22:51
5 futbollistë me origjinë shqiptare janë në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski. Ata do të luajnë për dy sfidat e radhës kualifikuese për Euro 2020 që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Izraelit dhe Letonisë.
Numri 1 i stolit të kombëtares maqedonase ka ftuar për këto 2 ndeshje Visar Musliun, Egzon Bejtullain, Arijan Ademin, Ezgjan Alioskin dhe Enis Bardhin, ndërkohë që ka mbetur jashtë liste Ferhan Hasani, që luan në Arabinë Saudite me skuadrën e ‘Al Raed’, që drejtohet nga Besnik Hasi, megjithatë për Buban thuhet se ai ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit dhe kjo arsyeja e mos grumbullimit të tij.
Top Channel