E vërteta mbi cigaret elektronike dhe pajisjet e tjera alternative

30/08/2019 17:56

Ndërsa ngjarja që një sëmundje misterioze e mushkërive që ka prekur disa persona në SHBA dhe që i ka marrë jetën njërit prej tyre, ende po hetohet nga autoritetet, çfarë dihet deri tani është se ndër të tjera, të prekurit janë përdorues të ‘cigareve elektrike’ apo ‘elektronike’.

Çfarë duhet pasur parasysh, në momentin kur duhanpirësit ngrenë pyetje mbi sigurinë e këtyre produkteve, që ata kanë zgjedhur për të reduktuar risqet e cigareve, është diferencimi i tipeve të ndryshme të produkteve alternative për nikotinën:

NË KËTO MOMENTE, 2 JANË PRODUKTET MË POPULLORE: CIGARET ELEKTRONIKE DHE DUHANI ME NGROHJE

Variantet e para të cigareve elektronike, i ngjanin stilolapsave të gjatë, por tani gjenden në stile dhe modele të ndryshme. Karakteristika kryesore e këtij tipi pajisje, është përfshirja e absorbimit të nikotinës dhe përbërësve të tjerë që janë në gjendje të lëngët në kapsula të zëvendësueshme.

Pajisja mundëson që ky lëng të çlirojë nikotinën.

Gjithashtu, në tregun e zi, disa përdorues blejnë kapsula me përmbajtje droge, të cilat i përdorin te pajisjet e tyre elektronike. Në fakt, kjo është një nga pistat e hetimit të autoriteteve ne lidhje me kete rast ne SHBA, duke qenë se shumë prej të prekurve nga sëmundja e re kishin përdorur produkte të tilla të jashtëligjshme.

Nga ana tjetër, sa i takon cigareve elektronike të përfshira në rastet e sëmundjes misterioze, vetë prodhuesit e tyre në SHBA, u kanë bërë thirrje përdoruesve që të mos përdorin produkte të pakontrolluara nga tregu i zi.

Një tjetër alternativë novatore pa tym, që nuk duhet ngatërruar me cigaret elektronike, është duhani me ngrohje. Kjo teknologji mundëson ngrohjen e duhanit të vërtetë, duke shmangur djegien. Për këtë përdoret duhan i mirëfilltë, i cili përpunohet në një mënyrë tëcaktuarpër të arritur ngrohjen e njëtrajtshme.

Pajisja kryesore në këtë kategori, është IQOS, e zhvilluar nga Philip Morris. IQOS, ngroh fije duhani, duke çliruar nikotinë dhe shijen e vërtetë të duhanit, por pa e djegur atë. Në këtë mënyrë evitohet katrani, tymi dhe elementet kimike të rrezikshme, reduktuar deri në masën 95 përqind, shkencërisht e provuar.

Aktualisht e pranishme në disa tregje të zhvilluara të botës, dhe në Shqipëri, IQOS nuk është ende prezent në tregun e SHBA, edhe pse u autorizua për shitje në SHBA këtë vit si “e përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit publik” dhe pritet të hidhet edhe në tregun amerikan në muajt në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA