Angel Madrazo Ruiz wins Stage 4 of the 2016 Etoile de Besseges

Angel Madrazo Ruiz është fituesi i etapës së pestë të Xhiros së Spanjës e mbyllur në Javalambre dhe që ishte e gjatë 170.7 km.

Çiklisti spanjoll i skuadrës Burgos e mbylli këtë etapë me kohën 4 orë 58 minuta e 31 sekonda duke lënë në vendin e dytë, shokun e tij të skuadrës holandezin Bol me 10 sekonda më shumë dhe bashkëkombasin e tij Jose Herrada në vendin e tretë.

Madruza që regjistroi fitoren e në xhiron e Spanjës për skuadrën e Burgos, ishte pjesë e një grupi çiklistësh të shkëputur nga pjesa tjetër e çiklistëve. me suksesin e kësaj etape ai konsolidoi pozitat e tij edhe në klasifikimin e veçantë të çiklistëve specialistë të terreneve malore.

Etapa e pestë e Xhiros së Spanjës shënoi edhe ndryshime në renditjen e përgjithshme të evenimentit. Tashmë në vendin e parë duke rimarrë Fanelën e Kuqe, është kolumbiani Miguel Angel Lopez Moreno i ndjekur në vendin e dytë nga Primoz Roglic, ndërsa në të tretin është kolumbiani Nairo Quintana i Movistar.

Top Channel