Protesta kundër Johnson/ Opozita britanike: Grusht shteti. Kryeministrin e braktisin të vetët

29/08/2019 21:56

Boris Johnson mori goditjen e parë të fortë nga vetë radhët e partisë së tij pas vendimit për të pezulluar parlamentin për një muaj, çka do t’ia vështirësonte së tepërmi ligjvënësve mundësinë të miratonin ligje që do të bllokonin daljen nga BE-ja pa marrëveshje.

Lordi Young dha dorëheqjen si zëdhënës i qeverisë në shenjë proteste ndaj lëvizjes së Johnsonit, duke thënë se ky hap i shefit të ekzekutivit rrezikon ‘të minojë rolin themelor të parlamentit”.

Britanikët dolën nëpër rrugë për të shpalosur zemërimin e tyre ndaj një vendimi që ka shkaktuar polemika të mëdha, e që disa deputetë e krahasuan me një “grusht shteti” sepse kërkon të kufizojë kompetencat e këtij institucioni lidhur me mbikëqyrjen dhe debatin.

Përpos kësaj, një peticion i nisur kundër planit të Johsonit ka mbledhur mbi një milionë firma dhe vazhdon të grumbullojë akoma, teksa indinjatë popullore sa vjen e shtohet.

Kryeministri britanik u akuzua të mërkurën për “pabesi kushtetuese” pasi kërkoi nga Mbretëresha Elizabet të pezullonte Parlamentin për një muaj, gjë që komplikon përpjekjet e partive opozitare dhe ligjvënësit konservatorë rebelë për të penguar planet e tij të shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Mbretëresha e miratoi kërkesën pas bisedës që pati me një delegacion ministrash. Lëvizja i shtoi një episod të ri peripecive te sagës së quajtur Brexit, me rrezikun të cenojë rendin kushtetues të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA