Oferta e re e DigitAlb/ Abonime me çmime të ulëta dhe dekodera falas

29/08/2019 19:52

Pas kërkesave të shumta nga abonentët , DigitAalb ka vendosur të shpërblejë abonentët e tij duke shtyrë ofertën deri ne 30 gusht. DigitAlb vjen me 4 oferta të reja, për paketat familjare dhe ato premium.

“Për shkak të ngarkesës së madhe, të pamundësisë për t’ju shërbyer deri në minutën e fundit të gjithë abonentëve tanë. Ne në orët e vona kemi vendosur për ta shtyre ofertën edhe dy ditë, e cila uljen maksimale e kam 7,550 lekë për të gjithë vitin. Ndërkohë më duhet t’ju rikujtoj që dita e shtunë nuk do të jetë pjesë e ofertës, oferta mbyllet të premten në mbrëmje”, tha Florenc Dilaveri.

Paketat familjare tokësore nga 11,990 lekë do të shkojnë në 9990 lekë, paketat premium tokësore nga 25,990 lekë në 19,990 lekë. Ndërsa për paketën në platformën satelitore, paketa familjare ka shkuar nga 18,990 në 14,440 lekë, kurse për ato premium nga 31,990 në 24,440 lekë.

Në kuadër të procesit të digjitalizimit, DigitAlb me abonimet tre mujore prej 4440 lekë iu dhuron dekoderin DVBT2 falas.

Top Channel