Mbërrijnë arkivat osmane. Urdhërat për Ali Pashanë, Bushatllinjtë si dhe u dëbuan shqiptarët e Moresë

29/08/2019 15:43

Ky është një dokument i printuar në formë më minimale, sepse dokumenti original është në formë të digjitalizuar. Bëhet fjalë për një berat, ose një document që tregon rritjen në detyrë të Ali Pashë Tepelenës, gjatë kohës së sundimit Osman.

Kanë ardhur rreth 350 mijë dokumente të reja këtu në Arkivin Qendror Shtetëror, që i përkasin periudhës së shekullit të XV deri në atë të XX. Të gjitha këto janë dokumente historike dhe administrative që do të vihen në shërbim të studiuesve shumë shpejt.

Këto dokumeta i përkasin më së shumti periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe janë dhurim i Arkivit Qendror Osman që ndodhet në Stamboll.

“Dokumenti më I vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare ku përfshihen qytete shqiptar si Prizreni, Janina dhe Elbasani. Ndër materialet që Arkivi ka mare edhe urdhëresa që i është dërguar Mytaserifëve të Ohrit, Vlorës, Delvinës, Bosnjës dhe Podgoricës për arrestimit e Mytaserifit të Shkodrës Mahmut Pashës dhe vëllait të tij Ahmet Pashës, pra të Bushatllinjve, për shkak se kanë bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë dhe ata malazezë. Po ashtu në mesin e këtyre dokumenteve ndodhet edhe fermani me këshilla administrative që I është sjellë Ali Pashë Tepelenës për të siguruar rregullin dhe qetësinë në kalatë e Pargës, të Prevezës, të Dubnicës, që u rimorën prej francezëve. Po ashtu një ndër dokumentat është edhe shkresa e përgjegjësit të Moresë Ahmet Pashës, ku urdhërohen pashallarët për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve të shpërngulur në More”, shprehet Ardit Bido.

Ne këto dokumenta nuk përfshihen ato pronësorë.

“Ka dokumente rrethanore pronësorë.Një pjesë e vogël timarësh që gjendet në arkivat historikë. Tapitë në vetvete nuk janë pjesë e arkivit historik të Stambollit. Janë pjesë e një institucioni tjetër.Kemi vite që punojmë në këtë drejtim, por nuk mund të them një rezultat për të”, shton më tej Bido.

Si i bëhet që kemi kaq pak njohës të osmanishtes kur kemi kaq shumë dokumente?

“Ky është një problem që nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet të përgatiten njerëz. Të rinjtë duhet të drejtohen në fushën osmane. Është një histori që ne e kemi shkruajtur shumë pak”, shprehet Ardit Bido.

Këto dokumente do të vihen në shërbim të studiuesve vitin tjetër.

Top Channel