Një kafkë 3.8 milionë vjeçare e një njeriu të hershëm, është zbuluar në Etiopi dhe për shkencëtarët, zbulimi ka potencialin të ndryshojë në thelb njohuritë tona për evolucionin njerëzor.

Kafka, e njohur si MRD, u zbulua jo larg nga vendi i Luci-t, paraardhëses së lashtë të njeriut modern, dhe tregon se të dyja speciet mund të kenë bashkëjetuar për rreth 100 mijë vjet.

Toumai, nga specia Sahelantropus Tchadensis, është rreth 7 milion vjecar dhe konsiderohet nga disa paleontologë se është përfaqësues i parë i linjës humane. Ai është zbuluar në chad të 2001.

Ardi, Ardipithecus Ramidus, një tjetër specie hominid, u zbulua në Etiopi në 1994 dhe besohet se është rreth 4.5 milionë vjecare.
Dhe Lusi, e famshmja Australopithecus Afarensis, u zbulua në Etiopi në 1974 dhe është 3.2 milionë vjecare.

Kjo e fundit është një nga speciet e para humane më jetëgjata dhe më të studiuara. Kafka e re, MRD, i përket species Australopithecus Anamensis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA