Kur kanë kaluar disa javë nga akuzat për agresion seksual në adresë të Placido Domingos u bënë publike, një kor bravosh jehoi në Salzburg për këngëtarin e famshëm të operas, që në anën tjetër i shpërndau puthje publikut që e priti me ovacione.
Kjo ishte e para e disa performancave të tij të pritshme evropiane pasi ai do të ndalet edhe në Hungari të mërkurën, dhe pritja ishte jashtëzakonisht e ngrohtë pavarësisht akuzave që janë hedhur në adresë të tij sipas të cilave, 78 vjecari ka ngacmuar disa femra seksualisht gjatë dekadave.
Kompanitë e muzikës klasike tentuan të tregoheshin të matura, me orkestrën e Filadelfias dhe operan e San Franciskos që anuluan disa performanca të tij pas publikimit të akuzave.
Por kompanitë evropiane, zgjodhën të prisnin dhe të shihnin, e disa prej tyre madje edhe e mbështetën tenorin e kthyer në bariton.
Ndërsa shumë performues amerikanë publikisht dënuan veprimet për të cilat ai akuzohet, këngëtarët evropianë u hodhën në mbështetje të tij. Mezzo-sopranoja Maria Jose Suarez, që ka performuar disa herë në krah të Domingos, tha se ajo kish parë femra ta përndiqnin atë.
Top Channel