Nga duart e Uesli Shnajder u zbulua edhe shorti i fazës së grupeve në Ligën e kampioneve, turneu elitar që rezervon përballje pikante që në kalendarin e hershëm.
Ish-mesfushorit holandez iu besuan goglat që mbërthyen vëmendjen e dhjetëra të pranishmëve në Montekarlo, e bashkë me ta sytë e miliona të tjerëve nga ekrani i vogël.
Paris Sën Zhermen dhe Reali i Madridit janë dy pretendentë kryesorë për trofeun, por do të sfidohen në grupin A edhe për kualifikimin. Francezët dhe formacioni blankos kanë një short relativisht të lehtë pasi konsiderohen të kalueshëm, përballë alternativave modeste Bryzh dhe Gallatasaraj.
Në grupin B Bajern dhe Totenhem janë favoritë përballë oustiderve si olimpiakos dhe Crvena Zvezda ndërsa në grupin C mancester Siti është pretendent kryesor me 3 të tjerët në lojë për vendin e dytë kualifikues. Short i lehtë edhe për Juventusin dhe Atletikon, dy forcat më të mëdha në hierarkinë e grupit D, që plotësohet gjithashtu me Bajer Leverkusen dhe Lokomotivën e Moskës.
Në grupin E, Liverpul kampion i Europës do të sfidojë Napolin, Salzburgun dhe Genkun, short i pranueshëm për Reds, ndërsa grupi F premton betejë. Barcelona, Dortmund dhe Inter do të vendosin për dy vende të kualifikuar. Sllavia e Pragës mund të konsiderohet e eliminuar pa luajtur fare. Grupi G pa asnjë emër të bujshëm ndërsa në grupin H Celsi do të përballet me Ajaksin, Valencian dhe Lilën.
Ceremonia e principatës vlerësoi gjithashtu më të mirët në çdo rol në sezonin e kaluar, Alison në portë, Van Dejk në mbrojtje, De ligt në mesfushë dhe Lionel Messi në sulm.
Por nga 3 finalistë plot klas, ai që u ngjit në piedestalin më të lakmuar ishte Van Dejk…futbollisti më i mirë i UEFA-s.
Top Channel