Është Fabio Jakobsen fituesi i etapës së katërt të Xhiros së Spanjës, Cullera-El Puig, 175.5 km e gjatë.

Çiklisti holandez i Deceuninck-Quick Step zhvilloi një duel të fortë me irlandezin Sam Bennet dhe vetëm fotofinishi i dha të drejtën t’i gëzohet suksesit të kësaj etape.

Ishte një garë dramatike ajo e fituar nga Jakobsen kundrejt Bennet që edhe pse gaboi në marrjen e një kthesë gjatë kësaj etape arriti të fitojë kohën e humbur për të arritur holandezin deri në sprintin final të etapës, vijën e finishit të së cilës, Jakobsen e kaloi i pari. Pas Bennett që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, në të tretin u pozicionua çiklisti gjerman Maximilian Walscheid i Team Sunweb.

Përsa i përket renditjes së përgjithshme të Xhiros së Spanjës, vendi i parë vazhdon të mbahet nga Nicolas Roche i ndjekur në vendin e dytë nga kolumbiani Nairo Quintana me 2 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin edhe këtë radhë është Rigoberto Urban, edhe ky nga Kolumbia me 6 sekonda më shumë se Roche.

Top Channel