Vera e kuqe mund të jetë e mirë për stomakun, pasi rrit numrin e llojeve të ndryshme të baktereve të dobishme që mund të jetojnë atje.

Në këtë përfundim kanë dalë kërkuesit, sipas të cilëve, përfitimet ka gjasa të vijnë nga polifenolet, përbërës që vera e bardhë apo birra i kanë në sasi shumë më të vogla. Një gotë verë në dy javë, mjafton për të bërë dallimin, por kërkuesit e King’s College në Londër, thonë se rezultati nuk është një justifikim për të abuzuar. Polifenolet po ashtu gjenden edhe te shumë fruta dhe perime.

Polifenole si resvaratroli që gjendet në lëkurën e rrushit të zi, janë mikroushqyes që mendohet se kanë efekte pozitive dhe veprojnë si karburant për mikrobet e dobishme që jetojnë në organizmin tonë. Aparati ynë tretës mban triliona baktere dhe mikroorganizma të tjerë, dhe ky komunitet bakteresh mike, ndihmon në ruajtjen e shëndetit.

Një numër në rritje kërkimesh sugjeron se ndryshime të vogla në mikrobotën tonë, mund të na bëjnë më të prekshëm nga sëmundje të ndryshme, përfshirë ato të zemrës dhe obeziteti, dhe mund të prekin edhe humorin dhe shëndetin mendor. Dietat tonë, stili i jetesës dhe disa lloje meditimi që mund të aplikojmë, mund të trazojnë këtë ekosistem të balancuar të aparatit tretës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA