Argëtimi i fëmijëve mbetet një nga sfidat kryesore në një jetë me nxitim dhe me prindër që duhet të punojnë edhe përtej orarit zyrtar.

Por argëtimi i tyre përmes edukimit mbetet zgjidhje ideale. Shkrimtaret për fëmijë Rudina Çupi dhe Natasha Poroçani zgjodhën një nga lulishtet e Elbasanit për të lexuar bashkë me fëmijët.

Këtë verë Bashkia e Elbasanit po zhvillon një sërë aktivitetesh në natyrë të cilat konsistojnë në lexim, lojëra dhe argëtim.

Shkrimtaret nga ana tjetër nuk i druhen largimit të fëmijëve nga libri, sipas tyre, duhen kërkuar metoda të reja për ta bërë më tërheqës leximin

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rigjallërimi i jetës në qytet duke synuar përfshirjen e të gjitha grupmoshave.

 

Top Channel