Jeta personale dhe politike e banoreve të para të Shtëpisë së Bardhë, mbërrin në showtime.

“First Ladies’ është një seri televizive që flet për bashkëshortet e presidentëve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Aktorja që ka marrë edhe çmim Oscar, Viola Davis, do të luajë Michelle Obama-n. Përveç bashkëshortes së Barack Obama-s, në qendër të sezonit të parë të serialit të shkruar nga romancieri Aaron Cooley, dhe për të cilin vetë Davis do të jetë producente ekzekutive, do të jenë edhe Eleanor roosvelt dhe Betty ford.

Seria parashikohet se do të nxjerrë në pah aspektin publik dhe privat, duke treguar veç të tjerash edhe rolin e atij që njihet si Wast Wing, krahu i rezidencës presidenciale, ku i kanë zyrat bashkëshortet e presidentëve, në procesin e vendimmarrjes në politikën amerikanë.

Vetë Michelle Obama ka takuar në disa raste Viola Davis. Aktorja ka marrë çmimin Oscar si aktorja më e mirë jo protagoniste për rolin e saj në Fences, me Denzel Washington.

Top Channel