Edhe pak orë dhe pretendentë për trofeun më të rëndësishëm futbollistik për klube në kontinentin europian, do të njohin rivalet e tyre në fazën e grupeve.

Liga e kampioneve do të zbulojë përmes vazove të UEFA-s edhe grupimet e saj me një ceremoni në Montekarlo duke nisur nga ora 18:00 e së enjtes.
Me kompletimin e të kualifikuarave të mërkurën, nga principata do të ravijëzohet edhe rruga për fronin, deri në finalen e Majit vitin që vjen në Turqi. Skuadrat do të ndahen në katër fasha, e para nga kampionët në fuqi, nag fituesi i Europa Ligës dhe nga kampionët e 6 Ligave me pikaverazhin më të lartë në UEFA.

Ndërkohë vazot nga e dyta në të katërtën vendosen nag pikaverazhi respektiv i klubeve, praktikisht rezultatet e tyre në kontinentin e vjetër në 5 edicionet e fundit. Sic ka vendosur komiteti ekzekutiv i UEFA-s për motive politike, skuadrat ruse dhe ukrainase nuk do të mund të shortohen në të njëjtin grup.

Në rast të një shorti me federatat me dy ose më shumë përfaqësues, ndeshjet do të ndahen në të martë dhe të mërkurë. Finalja e madhe e ligës së Kampioneve do të zhvillohet në 30 Maj në stadiumin Ataturk të Stambollit.

Top Channel