Shqiptari bie nga 12 metra lartësi, vdes në vendin e punës
27/08/2019 10:37
Një shqiptar ka gjetur vdekjen në vendin e punës, teksa ka rënë nga një lartësi 12 metra.
Në orët e para të pasdites së djeshme, në San Giuliano të Italisë, 39-vjeçari raportohet sa ka rënë nga çatia e një depoje industriale. Shqiptari po bënte punimet për heqjen e çatisë së godinës.
Stafi mjekësor mbërriti në stacionin e shpëtimit, por 39-vjeçari shqiptar ishte tashmë i vdekur.
Top Channel