Restaurohet rruga “Kadri Kërçiku”/ Bashkia e Tiranës ndërhyn në lagjet pranë Rrugës së Elbasanit

27/08/2019 15:15

Rruga “Kadri Kërçiku” që ndodhet ndërmjet Rrugës së Elbasanit dhe Qytet Studentit në Tiranë është rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës.

“Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. “Kadri Kërçiku” do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit. Është një lagje e ndërmjetme, midis Rrugës së Elbasanit, që është një aks kryesor, dhe “Qytetit Studenti”. Duke ndërhyrë në të gjitha hapësirat rreth “Qytetit Studenti”, bëhemi gati për masterplanin, që banorët të mos ndihen si të mbetur pasdore, kur qeveria dhe bashkia të fokusohet te “Qyteti Studenti” tha Veliaj.

Ndërkohë punime po kryhen edhe në rrugën e Elbasanit për të cilat kryetari i bashkisë premtoi se do të përfundojnë brenda 15 shtatorit.

“Më vjen mirë që është aplikuar i njëjti standard, si në qendër të Tiranës, pra me ndriçim LED, kanalizime, me kabllot që do shkojnë nën tokë. Është një ditë e mirë për Tiranën! Dua t’u jap forcë dhe kurajë kolegëve në këto ditë të fundit të verës, që më pas edhe aksi kryesor i kanalizimit të ujërave të zeza, që merr të gjithë ujërat e “Qytetit Studenti”, për t’i çuar në Rrugën e “Elbasanit“, gjithashtu të mbarojë në datën 15 shtator, gjatë ditëve që përgatitemi për fillimin e shkollës”, deklaroi Veliaj.

Veliaj u kujtoi prindërve  që t’i regjistrojnë fëmijët në zonën ku banojnë pasi kështu reduktohet dhe trafiku i automjeteve  si dhe nuk rritet numri i nxënësve nëpër klasa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA