Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në fshatin Novaj në rrethin e Skraparit kanë dalë në protestë, duke bllokuar prej rreth 1 orë aksin nacional Poliçan-Skrapar. Nisja e kamionëve për të filluar punë në zonën e rrasave të gurit në fshatin Novaj është bllokuar nga forca të shumta policie dhe forca të FNSH-së.

Bllokimi i bërë nga policia ka detyruar firmat të protestojnë dhe të bllokojnë aksin nacional drejt Skraparit. Firmat kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të policisë dhe hapjen e menjëhershme të rrugës për të filluar punën, pasi siç shprehen pronarët e firmave të gurit, policia po i bllokon në mënyrë të kundraligjshme, ndërkohë që nuk u jep asnjë shkresë zyrtare dhe me shkrim për arsyen e bllokimit.

Vendimi i Gjykatës Administrative që rrëzoi poshtë VKM-në e qeverisë për shpalljen e malit të Tomorrit “Park Kombëtar” u ka dhënë të drejtën ligjore firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ që të fillojnë punën në fshatin Novaj, pas 22-muaj bllokim nga qeveria.

Pas një takimi me drejtues të lartë të DPV Berat,firmat ranë dakord që të mos punonin deri në 25 Gusht për shkak të Pelegrinazhit në malin e Tomorrit, por pas përfundimit të pelegrinazhit, që prej ditës së djeshme, firmat po bllokohen nga policia në Pronovik dhe prej tyre nuk jepet asnjë shpjegim.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA