Isa Mustafa përmes një konference për shtyp pas mbarimit të takimit të kryesisë së partisë ka thënë se kandidati për kryeministër është Vjosa Osmani.

Kandidati tjetër ka qenë Lutfi Haziri, që tashmë do të jetë nënkryetar i partisë.

“Vendimi është arritur në pajtim të plotë, nuk kemi bo ndarje kush ka merita më shumë në parti. Lutfi Haziri do të ketë rol kyç në rolin e fushatës pasi unë nuk do të mund të jem në terren dhe ja kanë dhënë të gjitha kompetencat që t’i ushtroj zoti Haziri qe të realizoj fushatën dhe ti fitojmë zgjedhjet. Këta të gjithë do t’a përkrahin plotësisht kandidaten Osmani për të treguar programin qeverisës të LDK-së. Nesër do ta mbajmë takimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe do ta marrim miratimin përfundimtar”, shprehet Isa Mustafa.

“Dua të falenderoj kryetarin Mustafa për ndihmën që na ka dhënë neve që si shumë të tjerë e nisim rrugëtimin tonë në politik. Bashkë me të gjithë ata që më votuan në mënyrë unanime do ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë. I garantoj qytetarët që asnjëherë më nuk do të ndihen se nuk kanë zë e në veçanti gratë. Jam e bindur që vetëm si ekip duke i qëndruar përkrah njeri tjetrit do ta çojmë përpara vendin tonë dhe të jemi të ndërgjegjshëm që vendit tonë t’ia kthejmë dinjitetin që qytetarët të ndihen krenar me liderët e vet”, shprehet Vjosa Osmani.

“Kjo është kultura e LDK ku durimin dhe vlerësimi me racionalitet ka mbi sundu si vlerë politike. Vjosa Osmani do të jetë padyshim kryeministre”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri.

Isa Mustafa ka thënë se përsa i përket koalicionit do të shohim në të ardhmen. Bisedimet në LVV do ti udhëheq Vjosa Osmani me Lutfi Hazirin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA