Fier/ Gjendet pa jetë 60-vjeçari, era e rëndë shqetësoi banorët e pallatit
24/08/2019 14:03
Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier.
Bëhet fjalë për të ndjerin Bajram Brataj rreth 60 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndonëse dyshohen të jenë natyrale. Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar policinë. për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa e shtetasit, në katin e tretë.
Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Policia dhe zjarrëfiksja ndodhen në vendgjarje.
Shërbimet zjarrëfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës pasi dera ishte e mbyllur.
Top Channel