Ishte vetëm 13 vjeç kur provoi për herë të parë drogën e llojit heroinë.
I riu nga Vushtria gjithçka e nisi nga kurioziteti, teksa e kishte parë dajën e tij duke e konsumuar e që i kishte thënë se përdoret për ta larguar mërzinë. Megjithëse herën e parë ia kishte marrë fshehurazi, ditët në vazhdim deri në gjashtë muaj, ai u bë vizitor i rregullt i dajës, të cilit nuk i pengonte as mosha e nipit.
Pas gjashtë muajsh, nevoja për konsum u rrit nga një herë në ditë në disa herë e deri në 5 gram.Kjo bëri që të bie në sy të familjes të cilët ia ndalën paratë që i jepnin, duke u detyruar B.K të merrej me shit- blerjen e drogës.
Nga i gjithë rrethi i ngushtë që përbëhej nga 40 persona, 34 vdiqën, në mesin e tyre edhe daja i tij. Kjo e shtyu atë që pas 7 vjetësh e gjysmë, të marrë vendimin me te rëndësishëm në jetë, por që për t’ia arritur qëllimit përjetoi 7 ditët e ferrit.
Aktualisht në Kosovë janë 35 mijë përdorues të drogave prej tyre 5 mijë përdorues problematik. Por, shqetësuese po del të jetë grup mosha që nisin konsumin.
Numri i përdoruesve të heroinës ka rënë por është rritur i kokainës dhe marijuanës.
Top Channel