Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e fshatit Hekal të Mallakastrës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë si dhe shkurre. Efektivët e Repartit të Zjarrëfikësve të Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit, me qëllim që flakët të mos rrezikojnë shtëpitë e fshatit.

Terreni është shumë i vështirë, ndërkohë që zjarri po ndihmohet edhe nga era. Është kërkuar ndihmë nga zjarrëfikësit e Patosit dhe Uzinës së Naftës në Ballsh.

*Lajmi mbetet në përditësim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA