Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për shpërndarjen e Kuvendit, duke bërë që nga pavarësia, ‘Qeveria Haradinaj’ të jetë gjashta me radhë që nuk e përfundon mandatin katër vjeçar.
Nga 106 deputet të pranishëm në sallë, 89 kanë votuar pro, një kundër dhe një abstenim.
Megjithëse, shefat e grupeve parlamentare shprehen vullnetin të thonë fjalën e tyre para votimit, kryeparlamentari Kadri Veseli vendosi për votimin e menjëhershëm të mocionit, duke thënë se është folur mjaftueshëm gjatë 2 vjetëve mandat.
Por, nga holli i Kuvendit ata shprehen qëndrimet e tyre sa i përket koalicioneve parazgjedhore.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti tha se me të vetmit që mund të hyjnë në koalicion është LDK-ja, mirëpo këta të fundit ende nuk kanë shprehur vullnet të anasjelltë.
Ndërsa, deri tani e vetmja PDK nuk ka marrë apo propozuar ofertë për koalicion.
Që nga dita e shpërndarjes, presidenti Hashim Thaçi pritet ta caktojë datën e zgjedhjeve brenda afatit jo më herët se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë.
Top Channel