Bashkia e Tiranës i ka dhënë një tjetër pamje bllokut të banimit ndërmjet rrugës “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla” në njësinë administrative nr. 7 në Tiranë, pasi ka ndërtuar 7 rrugë kryesore në një zone ku është ndërtuar, pas viteve 90.

“ Fakti që jemi këtu sot në mes të verës do të thotë që ‘Jo’ nuk bëhet për fushatë, ishte një punë që duhej bërë dhe më vjen mirë që u bë me cilësi”, tha Veliaj. Teksa siguroi se Njësia 7 do të ketë një bum investimesh këtë mandat, kreu i Bashkisë shtoi se pavarësisht minorancave të zhurmshme, puna do të vijojë për rehabilitimin e lumit të Lanës e të Unazës së Re.”

Kryetari i bashkisë theksoi edhe projektin për rehabilitimin e lumit Lane si dhe projekti i Unazës së madhe.

“Njerëzit nuk jetojnë vetëm në autostrada dhe vetëm buzë Lanës, njerëzit jetojnë në lagjet e tyre. Do të ecim paralelisht në dy fronte. Pra, me projektin e Unazës së Madhe dhe me projektin e rehabilitimit të Lanës, me Bulevardin, shëtitoren me tre korsi në të dy anët e Lanës, siç po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Por, njëkohësisht do të vazhdojmë edhe me punimet e Unazës së Madhe te Astiri. Kush ka pronë do të marrë lekët, kush s’ka pronë, por ka nevojë për strehim, do të marrë strehim, por projekti më i rëndësishëm i Tiranës nuk mund të bllokohet nga 30 zhurmaxhinj”, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA