Në një epokë futbollistike që po karakterizohet nga rivaliteti i bukur mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, dy lojtarët që në dekadën e fundit kanë ndarë mes tyre më së shumti trofetë personalë, shumëkush e cilëson veten me fat që po shijon golat e tyre. Por shumë të tjerë i mundon dilema se kush prej argjentinasit apo portugezit, është më i forti.

Një pyetjeje të tillë u mundua t’i japë përgjigje përmes shkencës, Universiteti i Leuven në Belgjikë. I renditur si një nga shkollat më të mira në botë, Leuven në bashkëpunim me kompaninë e specializuar në të dhëna dhe statistike, Sci Sports, doli në përfundimin se më i miri është Lionel Mesi.

Kërkimi i shkencëtarëve të përfshirë në projekt mori në analizë të gjitha ndeshjet e tyre që prej vitit 2013 në bazë të parametrave të ndryshëm dhe një sistemi të quajtur VAEP, (Valicing Actions by Estimating Probabilities): Kjo përfshin goditjet, pasimet, driblimet dhe kontrastet në fushë, gjithçka bën një futbollist për të influencuar në rezultat si në mbrojtje dhe në sulm.

Në bazë të llogarive të veçanta, Mesi ka një mesatare më të mirë sesa Kristiano Ronaldo. Leuven University bëri të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por, pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen e ndjeshme, duke lënë pas portugezin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA