Futbollisti prezantohet te Roma me fotot e tre shqiptarëve të humbur, midis tyre edhe Bleona Mataj

21/08/2019 22:30

Roma arriti akordin me Chelsean, për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje mbrojtësin italian, Davide Zapacosta, i cili luante prej dy sezonesh me blutë e Londrës. Futbollisti kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë, ndërsa mjaft i veçantë ishte prezantimi i tij nga klubi i Romës, me një video ku i bashkohej nismës për gjetjen e fëmijëve të humbur.

Kështu në krah të Zapacostës, që u transferua te Roma, shfaqen fotot dhe të dhënat e disa fëmijëve nga vende të ndryshme të botës, që kanë humbur, ku mes tyre janë edhe tre shqiptarët Bleona Mataj, Kadri Rexha dhe Oltjon Cera.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA