Dhuna ndaj turistëve spanjollë/ Video skandaloze, terrori i pronarit të restorantit në 6 minutat e 3 km rrugë

17/08/2019 13:31

Gjak dhe panik për 3 km. Pavarësisht terrorit, turistët spanjollë kanë mundur të xhirojnë sulmin që u është bërë nga pronari i restorantit Panorma, Mihal Kokëdhima.

Top Channel ka siguruar videon e sulmit ndaj turistëve spanjollë, teksa Kokëdhima është hedhur përpara makinës që ata udhëtonin së bashku me guidën dhe shoferin shqiptar, duke thyer xhamin e makinës në ecje e sipër, ndërsa ka qenë e  pamundur që drejtuesi i mjetit të shihte rrugën.

Me lutje, agresori u kërkon të ndalin makinën, por edhe kur zbret Kokëdhima tenton të gjuajë sërish grupin e turistëve.  Habia dhe zëri i dridhur i turistëve dëgjohet gjatë gjithë kohës.

Në momente terrori, shoferi lajmëron policinë, ku kjo e fundit ka arrestuar në flagrancë një ditë më pas 51 vjeçarin. Shkak i ngjarjes është bërë mungesa e një menuje në restorantin bregdetar.

Ndonëse spanjollët e dhanë porosinë për 5 persona,  mësohet se atyre iu servir më shumë. Të pakënaqur si dhe me çmimet e larta, turistët kanë refuzuar të paguajnë ushqimin që u ishte çuar i tepër. Janë çuar të largohen, por jo të vetëm, pasi pronari nuk i ka pranuar kritikat e tyre.

Ndërkohë ministri i turizmit Blendi Klosi, ka takuar turistët  duke dënuar aktin e turpshëm të 51 vjeçarit. Një ngjarje që la shenjë në pikën më të fortë të turizmit në vendin tonë, mikëpritja shqiptare. por duket se kjo nuk është hera e parë që klientët ankohen për shërbimin e Kokëdhimës. Janë të shumta përshtypjet negative në tripadvisor, ku u sugjerojnë të tjerëve të mos ndalen as për një çast për të pushuar te ky restorant.

  Klosi takon spanjollët që u dhunuan në Qeparo, çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA