Klosi takon spanjollët që u dhunuan në Qeparo, çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët

16/08/2019 13:44

Me një buqetë lulesh në duar, ministri i Turizmit Blendi Klosi ka takuar nga afër familjen spanjolle që u dhunua dje nga pronari i një lokali në Qeparo të Himarës. Familja Galdon përjetoi një eksperiencë të tmerrshme në Shqipëri, por ashtu siç është shprehur edhe ministri, kjo sjellje nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes.

E njëjta gjë i është thënë Klosit edhe nga përfaqësuesi i familjes spanjolle.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar pronarin M.K., 51 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel